Bota

Marrëdhëniet Greqi-Turqi! Dy ministrat e jashtëm takohen në Athinë, Dendias: Kemi arritur mirëkuptim në 25 pika. Cavusogl

31 Maj 2021, 09:36 Nga DOSJA
Marrëdhëniet Greqi-Turqi! Dy ministrat e jashtëm takohen në

GREQI– Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili ka mbërritur që prej mbrëmjes së djeshme në Athinë, ka mbajtur ditën e sotme takimin e radhës më homologun e tij, Nikos Dendias.

Ndalesa e parë e ministrit Cavusoglu ishte rajoni verilindor i Trakës, pranë kufirit turk ku u takua me anëtarë të komunitetit mysliman. Nga aty, Cavusoglu tha se pakica myslimane në Greqi është turke, deklaratë e cila mërziti diplomacinë greke. Për këtë reagoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou, i cili tha se deklaratat janë diskriminuese dhe refuzohen plotësisht.

Takimi mes dy ministrave të jashtëm u mbajt gjatë orëve të paraditës, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mës dy vendeve. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp,  Dendias tha se të dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme dhe të kundërta për shumë çështje, por që të dy homologët kanë treguar vullnet për t’i tejkaluar ato. Dendias shtoi se të dy palët ranë dakord mbi një listë të programeve të bashkëpunimit ekonomik dhe mbi njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19. Në fjalën e tij, ministri turk tha se Athina dhe Ankaraja kërkojnë të rrisin bashkëpunimin dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe interesave të përbashkëta pa kushte paraprake.

Po ashtu, gjatë takimit u konfirmua se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk, Recep Tajip Erdogan më 14 qershor, në Bruksel, gjatë konferencës së NATO-s.

Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash për një numër çështjesh, përfshirë të drejtat territoriale në Egje, kufijtë detarë dhe ajrorë dhe të drejtat e pakicave.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mevlüt çavuşolulu ne greqi takimi greqi-turqi mevlüt çavuşolulu ne greqi takimi greqi-turqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2021, 06:49

Sirianët nuk mbahen më në Danimarkë

Çdo ditë një grup sirianësh shkojnë të protestojnë në sheshin e kështjellës në Kopenhagen para parlamentit danez. “Ndalni dëbimin në Siri”, shkruhe...

Bota 31 Maj 2021, 06:44

Së shpejti fundi i epokës së Netanjahut

Ka gjasa që në Izrael epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu të marrë fund pas 12 vjetësh. Kundërshtarët e tij politikë duan të krijo...

Bota 31 Maj 2021, 06:35

Padurimi për të udhëtuar sërish

Vendet e varura nga turizmi janë në garë për të rihapur kufijtë dhe ringjallje të ekonomive të dëmtuara rëndë nga pandemia. Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Tur...