Bota

S’ka krim perfekt! Vrasja që tronditi Greqinë, psikologia tregon sekretet e 20-vjeçares: Babis s’e linte kurrë v

31 Maj 2021, 07:35 Nga DOSJA
S’ka krim perfekt! Vrasja që tronditi Greqinë, psikologia tregon

GREQI– Flet për Policinë greke psikologu i 20-vjeçares, Caroline Crouch, që u vra mizorisht në banesën e saj disa javë më parë. Sipas mediave greke, psikologu kishte dëshmuar në Polici se ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt dhe në fakt piloti e shoqëronte gruan e tij në çdo seancë. Ajo shtoi se e reja kishte shkuar për ta takuar në mënyrë që të ishte një nënë sa më e përgatitur.

“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. Ata gjithmonë bashkoheshin. Caroline nuk kishte shoqë. Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e pashë si fëmijën tim. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte një fëmijë e qeshur, me qëllime, ankthi i saj kishte lidhje me fëmijën e saj. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan, ajo gjithashtu lindi Lydia-s para kohe, kështu që ju e kuptoni pse kishte ankth. Babis ishte shumë mbështetës në gjithçka,”-tregoi ajo.

Por të gjitha mundësitë janë të hapura. Edhe pse psikologia dëshmon për paqe në çift, sërish bashkëshorti nuk është “zhdukur” si i dyshuar kryesor. Kjo pasi pyetjet që ka ngritur Policia nuk po marrin dot përgjigje.

Si mundet që një grup kriminelësh, të cilët dinë të zhdukin çdo gjurmë në shtëpi, po të mos marrin me vete litarë apo ngjitës për të neutralizuar viktimat e tyre? Si është e mundur që kriminelët që synojnë të plaçkitin dhjetëra mijëra euro, marrin vetëm 15,000 euro dhe lënë të paprekut bizhuteritë? Piloti lajmëroi Policinë, por nuk i shkoi dot në ndihmë gruas së tij që ishte vetëm pak metra larg? 

Sidoqoftë, policia pretendon se kanë në dorë disa të dhëna të rëndësishme për identitetin e autorëve. Tek e fundit nuk ka asnjë krim të përsosur.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2021, 06:49

Sirianët nuk mbahen më në Danimarkë

Çdo ditë një grup sirianësh shkojnë të protestojnë në sheshin e kështjellës në Kopenhagen para parlamentit danez. “Ndalni dëbimin në Siri”, shkruhe...

Bota 31 Maj 2021, 06:44

Së shpejti fundi i epokës së Netanjahut

Ka gjasa që në Izrael epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu të marrë fund pas 12 vjetësh. Kundërshtarët e tij politikë duan të krijo...

Bota 31 Maj 2021, 06:35

Padurimi për të udhëtuar sërish

Vendet e varura nga turizmi janë në garë për të rihapur kufijtë dhe ringjallje të ekonomive të dëmtuara rëndë nga pandemia. Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Tur...