Bota

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak takohen me krerët e shtetit në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, opozit

31 Maj 2021, 06:02 Nga DOSJA
Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak takohen me krerët e shtetit

KOSOVË– Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mattheë Palmer janë duke mbajtur ditën e sotme takime me krerët politikë ne Kosovë.

Për vizitën dy ditore të Lajçak, më 31 maj dhe 1 qershor, e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Takimi i parë u bë me  kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Lutfi Hazirin dhe Avdullah Hotin. Në takimin e mbajtur në ambasadën e SHBA në Prishtinë, u diskutua lidhur me qëndrimet e LDK-lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas këtij takimi, diplomatët amerikanë u takuan me kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit ka treguar se në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit. Hoxhaj ka treguar se i ka kërkuar diplomatit një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.

Palmer në Kosovë gjithashtu është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët i kanë kërkuar atij respektimin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndryshe nga partitë e tjera opozitare që kanë kërkuar ndërhyrjen e SHBA-së në dialog, ata kanë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve nën udhëheqjen e BE-së. 

Takimet e fundit të dy të dërguarve nga BE-ja dhe SHBA-ja janë me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti. Në takimin me Osmanin, u thekësuar rëndësia e SHBA-së në dialog, si dhe njohja reciproke e Kosovës si shtet nga Serbia. Osmani gjithashtu thekësoi rëndësinë e fatit të personave të zhdukur dhe të vrarë nga Serbia gjatë kohës së luftës. Osmani më tej, falenderoi BE-në dhe SHBA-në për të gjitha ndihmat që i kanë dhënë Kosovës, si dhe ka kërkuar nga SHBA-ja që të shpërndajë vaksina në Kosovë.  

Kurti gjatë takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ka thënë se dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Palmer dhe Miroslav Lajçak kanë arritur në Kosovë për një vizitë tre-ditore që në fokus do të ketë dialogun e Kosovës me Serbinë. 

(I.A;a.b;kle.mu)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora matthew palmer miroslav lajčák vizita ne kosove matthew palmer miroslav lajčák vizita ne kosove

Sondazh

Poll