Bota

Biden kerkesë Senatit: 200 milionë dollarë do të jenë për investimet në Kosovë

30 Maj 2021, 21:05 Nga DOSJA
Biden kerkesë Senatit: 200 milionë dollarë do të jenë

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka bërë kërkesë Senatit Amerikan që të heqë mënjanë 200 milionë dollarë nga buxheti i vitit 2022, për investime në Kosovë. Gazeta Ekspress shkruan se Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e ka konfirmuar kërkesën e Biden, në të cilën thuhet se 200 milionë dollarët do të jenë për të përfunduar investimet amerikane në Kosovë.

Më këtë buxhet nga SHBA-ja në Kosovë pritet që të zhvillohet sektori i gazit, lehtësimi i burimeve të ripërtëritshme, krijimi i rezervave të energjisë, dekarbonizimin në Kosovë si dhe lehtësimin e varësisë së qytetarëve nga qymyri.

MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet ndër të tjera në dokument.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 200 milion dollare investime ne kosove buxheti i shtetit ne shba joe biden 200 milion dollare investime ne kosove buxheti i shtetit ne shba joe biden

Sondazh

Poll