Bota

Vaksinimi në Afrikë, drejtoresha rajonale e OBSH-së: Kemi nevojë për vaksina, jemi në majen e një vale të tretë të Co

30 Maj 2021, 20:33 Nga DOSJA
Vaksinimi në Afrikë, drejtoresha rajonale e OBSH-së: Kemi

AFRIKË- Drejtoresha rajonale e OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti ka bërë thirrje për të shpërndarë vaksina në këtë kontinent. The Guardian shkruan se Moeti ka deklaruar se në Afrikë mund të jenë goditur nga vala e tretë e Covid, pasi rastet e reja me infektime po shtohen çdo ditë e më shumë. Ai ka deklaruar se në Afrikë duhet që të vaksinohen të paktën njerëzit që konsiderohen si grupe të rrezikut.

“Afrika ka nevojë për vaksina tani. Çdo pauzë në fushatat tona të vaksinimit do të çojë në jetë të humbura dhe shpresë të humbur. Është shumë shpejt për të kuptuar por Afrika mund të jetë në majën e një vale të tretë. Sidoqoftë, ne e dimë që rastet po rriten, dhe ora po troket, kështu që ne urgjentisht u bëjmë thirrje vendeve që kanë vaksinuar grupet e tyre me rrezik të lartë për të shpejtuar ndarjen e dozës për të mbrojtur plotësisht njerëzit më të prekshëm”, tha ai.

Në Afrikë janë shpërndarë vetëm 1% e 1.3 miliard vaksinave të injektuara në të gjithë botën. Vetëm 28 milion doza janë dorëzuar në të gjithë kontinentin deri më tani, dhe këto doza kanë shërbyer për të vaksinuar më pak se 2% e popullsisë, ndërkohë që vendet e tjera të zhvilluara kanë vaksinuar rreth gjysmën e popullsisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne afrike matshidiso moeti vaksinimi i popullsise ne afrike covid ne afrike matshidiso moeti vaksinimi i popullsise ne afrike

Sondazh

Poll