Bota

Heqja e kufizimeve në Angli, ekspertët: Përhapja e mutacionit indian mund të prishë planet e Johnson  

30 Maj 2021, 20:11 Nga DOSJA
Heqja e kufizimeve në Angli, ekspertët: Përhapja e mutacionit

ANGLI- Ekspertët kanë paralajmëruar qeverinë britanike se një valë e tretë e Covid mund të ketë filluar në Britani. The Guardian shkruan se nëse kjo është e vërtet atëherë do të vihen në dyshim planet në Angli për të hequr të gjitha kufizimet e bllokimit brenda tre javëve.

Ndërkohë që zyra e Kryeministrit këmbënguli se ishte shumë shpejt për spekulime dhe se plani për të hequr të gjitha rregullat e bllokimit në Angli në 21 qershor do të jetë vihet në zbatim.

Sipas ekspertëve një rritje e rasteve dhe përhapja e mëtejshme e variantit indian të Covid mund të “hedhë jashtë hartën e planit” të Boris Johnson për të hapur vendin. Pavarësisht nga progresi i programit të vaksinimit, këshilltarët nuk janë të sigurt se deri në çfarë mase infeksionet e reja, do të përkthehen në shtrime në spital dhe vdekje.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar persona 4,484,056 me Covid, ndërsa 127,781 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson covid ne angli mutacionet e covid boris johnson covid ne angli mutacionet e covid

Sondazh

Poll