Bota

Biden paralajmëron Putin për takimin në 16 qershor: Nuk do ta lë atë të abuzojë me të drejtat tona

30 Maj 2021, 19:14 Nga DOSJA
Biden paralajmëron Putin për takimin në 16 qershor: Nuk do ta

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar se në takimin me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë në 16 qershor do t’i bëjë atij të qartë se SHBA nuk do të qendrojë pa bërë gjë teksa Rusia tenton të ndërhyjë në demokracinë e SHBA-së. The Guardian shkruan se ai është shprehur se nuk do që të përshkallëzoj konfliktin mes vendeve, por që Rusia nuk mund të vazhdojë më të shkel të drejtat e qytetarëve amerikanë.

“Unë do të takohem me Presidentin Putin brenda dy javësh në Gjenevë dhe po ja bëjë të qartë se ne nuk do të qëndrojmë pas dhe do ta lëmë atë të abuzojë me këto të drejta. Nuk dua të përshkallzojë konfliktin, por që nuk do ta lejojmë Rusinë të ndërhyjë në demokracinë tonë”, tha Biden.

Deklaratat e Biden kanë ardhur, pas sulmeve të fundit kibernetike në agjensitë qeveritare të SHBA-së. Sulmi i fundit kibernetik në SHBA, ishte disa ditë më parë, ndërkohë që, Kremlini ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me sulmin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll