Bota

“Myftinia mban pakicën turke”/ Vizita e Ministrit të Jashtëm turk në Greqi, nisin përplasjet para takimit, pala greke:

30 Maj 2021, 18:11 Nga DOSJA
“Myftinia mban pakicën turke”/ Vizita e Ministrit të

GREQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu, ka udhëtuar ditën e sotme në Greqi për të vazhduar dialogun mes vendeve. Gjatë vizitës në Greqi, Çavuşolulu ka vizituar rajonin e Trakisë në Greqi, në të cilin jetojnë një pakicë turke. Në këtë zonë, ai u takua me përfaqësuesit e pakicës myslimane, me të cilët mbolli dhe një pemë. Në Twitter, Ministri shkroi se myftinia kontribuon shumë në forcimin dhe solidaritetin e pakicës turke në Greqi.

“Puna e myftinisë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen dhe forcimin e unitetit dhe solidaritetit të pakicës turke në këtë pjesë të Greqisë. Në mëngjes, do të kem vizita zyrtare me kryeministrin grek dhe ministrin Dendias dhe si gjithmonë, në këto bisedime do të sjell temën e të drejtave të pakicës turke në Traken perëndimore”,shkroi Çavuşolulu.

Ndërsa pas këtij postimi të Ministrit turk, nuk vonoi edhe përgjigja nga pala greke. CNN.gr shkruan se në një deklaratë Ministria e Jashtme greke, deklaroi se greqia i njeh dhe respekton të drejtat e pakicës turke në vendin e tyre dhe se pretendimet e tyre për diskriminim janë të pabaza.

“Greqia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut dhe se zbaton plotësisht detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Lozanës, i cili në mënyrë të qartë i referohet pakicës myslimane në Traki. Pakica myslimane në Traki ka rreth 120,000 banorë grekë. Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar këtë realitet, si dhe pretendimet e mos-mbrojtjes së të drejtave të tyre, ose të diskriminimit të pretenduar, janë të pabazuara”, thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: Dialogu Greqi-Turqi, Ministri i jashtëm turk mbërrn në Athinë, takohet me homologun grek për darkë, nesër takim me Mitsotakis

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu greqi turqi mevlüt çavuşolulu mevlüt çavuşolulu ne greqi dialogu greqi turqi mevlüt çavuşolulu mevlüt çavuşolulu ne greqi

Sondazh

Poll