Bota

AXHENDA/ Dialogu Greqi-Turqi, Ministri i jashtëm turk mbërrin në Athinë, takohet me homologun grek për darkë, nesër takim

30 Maj 2021, 18:07 Nga DOSJA
AXHENDA/ Dialogu Greqi-Turqi, Ministri i jashtëm turk mbërrin në

GREQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu, ka udhëtuar ditën e sotme në Greqi për të vazhduar dialogun mes vendeve. Gjatë vizitës në Greqi, Çavuşolulu ka vizituar rajonin e Trakisë në Greqi, në të cilin jetojnë një pakicë turke. Në këtë zonë, ai u takua me përfaqësuesit e pakicës myslimane, me të cilët mbolli dhe një pemë.

Pas takimit me pakicën myslimane, Çavuşolulu është takuar me homologun grek, Nikos Dendias, të cilët janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, dhe më pas kanë ngrënë një darkë së bashku, e cila zgjati rreth 1 orë e 45 minuta. Ndërkohë që në takimin e fundit të tyre në Ankara, Dendias dhe Çavuşolulu, patën një përplasje.

Axhenda e ditës së nesërme:

Në mëngjes Çavuşolulu do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit me Mitsotakis, Çavuşolulu do të pritet nga homologu grek në Ministrinë e Jashtme në orën 11:00.

Pas takimit ata do të mbajnë një deklaratë të përbashkët në orën 13:30.  

Për çfarë po bëhen takimet:

Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 63 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu greqi turqi mevlüt çavuşolulu mevlüt çavuşolulu ne greqi nikos dendias dialogu greqi turqi mevlüt çavuşolulu mevlüt çavuşolulu ne greqi nikos dendias

Sondazh

Poll