Bota

Morën pjesë në luftën për të çliruar Kosovën, Ambasadori i SHBA-së përkujton vdekjen e dy pilotëve amerikanë: Nderua

30 Maj 2021, 16:46 Nga DOSJA
Morën pjesë në luftën për të çliruar

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë homazhe në memorialet e dy pilotëve amerikanë që humbën jetën duke luftuar në Kosovë në vitin 1999. Në një postim në Facebook, ambasada amerikane shkruan se David Gibbs dhe Kevin Reichert vdiqën pasi helikopteri i tyre u rrëzua. Në postim shkruhet se Kosnett vizitoi memorialin e tyre në Prizren për të nderuar sakrificën dhe trimërinë e tyre.

“Këtë fundjavë ,ne kujtojmë pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert të cilët vdiqën në 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forca Aleate. Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre të Prizrenit për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora david gibbs evin reichert philip kosnett david gibbs evin reichert philip kosnett

Sondazh

Poll