Bota

EMRI/ ATENTAT në Athinë! Ekzekutohet me 8 plumba në kokë shqiptari teksa pinte kafe, autori merr taksinë dhe ‘zhduket’.

30 Maj 2021, 16:26 Nga DOSJA
EMRI/ ATENTAT në Athinë! Ekzekutohet me 8 plumba në kokë

ATHINË– Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aristides Pappas, është ekzekutuar me tetë plumba në kokë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur këtë pasdite, në një kafene në qendër të Athinës, ku ishte ulur shqiptari, në rrugën 30 Durrachiou .

Mediat greke shkruajnë se autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’.

Pas krimit në vendin e ngjarjes ka mbwrritur nëna e 34-vjeçarit, e cila ka nisur të qajë me ulërima dhe ka fajësuar shqiptarët për këtë krim.

Viktima, sipas mediave greke është një shqiptar i njohur për policinë, pasi në të kaluarën e tij, u ka shpëtuar tre atentateteve. Ai rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është i njëjti person që iu bë atentat në shkurt të këtij viti, ngjarje e ndodhur në Athinë. I riu mori dy plumba në trup dhe ia doli të mbijetonte, pasi autorët nxituan të largoheshin pasi panë një grup efektivësh në rrugë.

Ata u larguan duke kërcënuar një taksist të cilin e detyruan t’i çonte në Larissa, por kur zbritën aty, harruan armën brenda makinës. Por, ky nuk ishte i vetmi atentat që i shpëtonte shqiptari. 34-vjeçari që u vra sot u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjerë më herët.Ai lëvizte me jelek antiplumb dhe personat që prej kohësh kërkonin t’i merrnin jetën, ia kishin kuptuar këtë ‘hile’ dhe sot, gjeti vdekjen si pasojë e tetë plumbave që mori në kokë.

Autoritetet kanë rrethuar zonën e krimit, kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalir ku ndodhi vrasja dhe kanë shoqëruar disa persona në polici. Këta të fundit mësohet se janë dëshmitarë të zonës, të cilët mund të japin detaje që mund të identifikojnë autorin.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vritet aristides pappas vritet shqiptari ne greqi vritet aristides pappas vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll