Bota

Shërbeu në Kosovë gjatë luftës në 1999, Osmani së bashku me familjen bëjnë homazhe në përvjetorin e vdekjes së djali

30 Maj 2021, 16:26 Nga DOSJA
Shërbeu në Kosovë gjatë luftës në 1999, Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga familja e saj ka bërë homazhe ditën e sotme në memorialin e djalit të Presidentit të SHBA-së në Kosovë, Beau Biden. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se i janë bashkuar familjes Biden në përvjetorin e vdekjes së Beau, për të bërë homazhe. Ajo ka shkruar se Beau ka marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999, dhe ka luftuar për një Kosovë të pavarur, ku të sundoj ligji dhe e drejta. 

Postimi i plotë:

Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të. Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë. Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora beau biden joe biden vjosa osmani beau biden joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll