Bota

DOKUMENTI/ U publikua pas darkës së Liderve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, BE e përgënjeshtron: Është i falsifikua

30 Maj 2021, 15:57 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ U publikua pas darkës së Liderve të Ballkanit

KOSOVË- Një dokument ka dalë në dritë ditën e djeshme në mediat kosovare në lidhje me raportet në Ballkanin Perëndomor. Ky dokument fillimisht doli sikur ishte përpiluar nga vetë përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, pas darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në këtë dokument thuhet se Borrell i ka kërkuar Kurtit që të mos përfshihet në veriun e Kosovës.

Ndërkohë që sot BE ka mohuar ekzistencën e këtij dokumenti. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një prononcim për Klankosova, ka thënë se ai dokument është i falsifikuar dhe se diçka e tillë nuk është prodhuar asnjëherë nga BE-ja.   

“Zakonisht nuk i komentojmë raportet e mediave në lidhje me dokumentet e pretenduara të BE-së, në këtë rast të veçantë “dokumenti” është një falsifikim i plotë dhe diçka e tillë nuk u prodhua kurrë nga BE”, ka thënë Stano.

Por çfarë thuhej në atë dokument? 

Në dokumentin që u bë ditën e djeshme publik, thuhej se Kurti kishte mbështetur vazhdimin e mandatit të Misionit të EULEX-it në Prishtinë, dhe se Borrell kishte përshëndetur raportet e Kurtit me Gjykatën Speciale. Në të gjithashtu shkruhej se, i kërkohej Kurtit nga BE-ja që policia e Kosovës, të mos operonte kurrë në veri të vendit.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dokumenti pas darkes se liderave evropian josep borrell peter stano dokumenti pas darkes se liderave evropian josep borrell peter stano

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2021, 11:25

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.Middleton mori dozën e...