Bota

8 janë shqiptare! Kërcime sensuale e ‘argëtime’ për klientët, aksion në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 15 vajza dhe

30 Maj 2021, 13:32 Nga DOSJA
8 janë shqiptare! Kërcime sensuale e ‘argëtime’

MAQEDONI E VERIUT- Tetë vajza shqiptare, dy nga Kosova, një nga ukraina dhe katër nga Maqedonai e Veriut janë vënë në pranga pasi janë kapur në një hotel teksa ofronin ‘argëtime’ për klientët, si kërcime sensuale në këmbim të parave.

Dyshimet janë se në hotelin ku u bënë arrestimet ushtrohej dhe prostitucion, por kjo gjë mbetet për tu vërtetuar. Mediat lokale shkruajnë se vajzat janë arrestuar në një hotel në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, në pronësi të një personi me inicialet A.A. 30 vjeç.

Bashkë me vajzat, në pranga janë vënë edhe 20 persona të tjerë, që janë klientë në hotel, pronari i ambientit dhe anëtarë të stafit. Ata akuzohen për keq-përdorim të lejes së qëndrimit turistik.

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona – klientë dhe 15 femra të cilët i kanë argëtuar klientët. 14 shtetase të huaja dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. 11 shtetaset e huaja, të cilat 8 kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe një nga Ukraina, është konstatuar se e kanë keqpërdorur leje-qëndrimin turistik,”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrestohen 8 vajza shqiptare ne maqedoni maqedonia e veriut arrestohen 8 vajza shqiptare ne maqedoni maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2021, 11:25

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.Middleton mori dozën e...