Bota

Asnjë viktimë në Kosovë nga Covid-19/ Raportohen 23 raste të reja, shërohen 130 persona gjatë 24 orëve

30 Maj 2021, 13:09 Nga DOSJA
Asnjë viktimë në Kosovë nga Covid-19/ Raportohen 23 raste

KOSOVË– Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë ndërkohë që janë raportuar 23 raste të reja. 130 është numri i personave që janë shëruar.

NJOFTIMI:

ASNJË RAST I VDEKJES, 23 RASTE POZITIVE DHE 130 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2021, 11:25

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.Middleton mori dozën e...