Bota

TRAGJEDIA e teleferikut në Itali/ Lihen të lirë të akuzuarit, drejtori lihet në arrest shtëpiak, provat nuk janë të besu

30 Maj 2021, 12:50 Nga DOSJA
TRAGJEDIA e teleferikut në Itali/ Lihen të lirë të

ITALI- Gjykata Italiane ka dhenë urdhër për arrest shtëpie kundrejt Gabriele Tadini i cili cilësohej si ‘përgjegjës’ për shembjene teleferikut në Itali pasi ai e kishte konstatuar edhe më parë se teleferiku kishte patur probleme me sistemine frenimit.

Sipas IlGorno.it, gjyqtarja Donatella Bonci Buonamici, vendosi që Tadini të lihej në arrest shtëpiak pasi provat nuk janë mjaftueshëm të rënda për të që ta linte në burg. Ndërsa për dy punëtorët e tjerë ajo tha se ka mungesë totale provash prandaj nuk mund të arrestohen.

“Nuk ka të mjaftueshme indikacione faji mbi Luigi Nerini dhe Enrico Perocchio dhe deklaratat e Gabriele Tadinnuk janë mjaft të besueshme, ka vetëm supozime”-tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi para një jave në Itali, ku humbën jetën 14 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. Shumica e familjeve ishin të huaj, që jetonin prej disa vitesh në Itali. Ndërsa i vetmi i mbijetuar është një 5-vjeçar, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur arsyen e vërtetë që shkaktoi tragjedinë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donatella bonci buonamici enrico perocchio. gabriele tadini luigi nerini donatella bonci buonamici enrico perocchio. gabriele tadini luigi nerini

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2021, 11:25

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.Middleton mori dozën e...