Bota

Shpërthen për të disatën herë vullkani më aktiv në Evropë, Etna dhuron spektakël flake dhe tymi

30 Maj 2021, 12:07 Nga DOSJA
Shpërthen për të disatën herë vullkani më aktiv

Itali-Vullkani Etna, në jug të Italisë, ka shpërthyer për të disatën herë ditën e sotme vetem disa minuta para agimit, duke dhuruar pamje magjepsëse në qiell dhe llava e tij e ka rrëshqitur poshtë kraterit.

Sipas mediave italiane, amplituda e dridhjes ka arritur nivele shumë të larta ndërsa janë krijuar pamje spektakolare. Vullkani Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.

Vullkani në malin Etna në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë, shpërthen shpesh, por rrallë shkakton dëme. Ai ka regjistrimin më të gjatë të shpërthimeve sesa çdo vullkan tjetër. Vullkani ka prodhuar një burim të gjatë llave dhe një kolonë pothuajse pa fund hiri të vlerësuar në një lartësi prej 6500 metrash.

I vjetër 700 mijë vjeçar dhe 38 km i gjerë, vullkani prodhon çdo vit rreth 7 milion ton dioksid karboni. Shpërthimi i fundit dhe më i madh i vullkanit ka ndodhur në vitin 1992 kur llava vërshoi drejt qytetit Zafferana me 7 mijë banorë.

Zyrtarët bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë rrezik për banorët përreth vendbanimeve në afërsi të malit. Ndërkohë, për shkak të aktivitetit të fundit në Etna dhe përreth kanë ndodhur tërmete vullkanike me magnitudë prej 3.3 ballë. Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. Shpërthimi më i madh i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur dhjetë persona u plagosën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota etna shperthen vullkani etna vullkani etna etna shperthen vullkani etna vullkani etna

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2021, 11:25

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.Middleton mori dozën e...