Bota

Protesta në Belgjikë kundër rregullave anti-Covid, protestojnë edhe mjekët: Kemi nevojë për mbështetje financiare dhe pe

30 Maj 2021, 11:51 Nga DOSJA
Protesta në Belgjikë kundër rregullave anti-Covid,

BELGJIKË-Masat kufizuese kundër COVID -19 në një pjesë të madhe të shteteve Evropiane kanë filluar të lehtësohen por ne Belgikë ka shumë pakënaqësi në lidhje me politikën e vaksinimit dhe rregullat anti-Covid.

Mediat e huaja raportojnë se në Belgjikë policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte mbledhur në Bruksel për të protestuar kundër kufizimeve COVID-19. Rreth një mijë protestues, veçanërisht nga Holanda, Gjermania dhe Belgjika, u mblodhën në një nga parqet më të mëdhenj në kryeqytetin e Belgjikës, ndërkohë që një grup i tyre marshoi në drejtim të Komisionit Evropian, për të kritikuar politikën e vaksinimit të miratuar nga vendet evropiane.

Belgjika është goditur keq nga COVID-19, me afër 25,000 vdekje të regjistruara në një popullsi prej më pak se 12 milion banorësh. Ndër protestues kishte edhe mjekë dhe punëtorë shëndetësorë morën pjesë të autorizuar në kryeqytet ku kanë bërë thirrje: kemi nevojë për mbështetje më të mirë financiare dhe personel në spitale.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid 19 ne belgjike protesta ne belgjike covid 19 ne belgjike protesta ne belgjike

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2021, 11:25

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.Middleton mori dozën e...