Bota

30 Maj 2021, 11:25 Nga DOSJA

BRITANI- Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka informuar publikun se ëshët vaksinuar kundër Covid-19.

Middleton mori dozën e parë të vaksinës së koronavirusit në Muzeun Shkencor të Londrës në South Kensington, vetëm 10 ditë pasi edhe bashkëshorti i saj, priinci William u vaksinua.

Dukesha ka shkruar krah fotos se ëshët mirnjohëse kundrejt çdo personi që që luan rol në luftën kundër Covid-19 duke i falenderuar ata për gjithçka që bëjnë.

Yesterday I received my first dose of the COVID-19 vaccine at London’s Science Museum. I’m hugely grateful to everyone who is playing a part in the rollout – thank you for everything you are doing. pic.twitter.com/h427iT0n4x

— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) May 29, 2021

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që luajnë një rol në këtë – faleminderit për gjithçka që bëni,” shkroi ajo në përshkrimin e fotos nga vaksinimi.

Edhe pse as Duka dhe as Dukesha nuk kanë zbuluar se cilën vaksinë kanë marrë, të rriturit nën moshën 40 vjeç u jepet më shpesh alternativa Pfizer-BioNTech ose Moderna pasi AstraZeneca është tërhequr për shkak të shoqërimit të saj me mpiksjen e rrallë të gjakut. Kate dhe William bashkohen me Mbretëreshën dhe Princin Charles si anëtarë të vjetër të familjes mbretërore që kanë marrë vaksinën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kate middleton william kate middleton william

Sondazh

Poll