Bota

Pa skenën e krimit tronditës në Glyka Nera, rrëfimi prekës i policit: Do të gdhendet tek unë imazhi i foshnjës në shtra

30 Maj 2021, 09:59 Nga DOSJA
Pa skenën e krimit tronditës në Glyka Nera, rrëfimi

GREQI-Christos Vardikos, oficeri i policisë greke i cili u përball me skenën e rëndë të krimit në Gylka Nera ka rrëfyer momentet dramatike që ka parë me sytë e tij.

Mediat greke raportojnë se polici 40-vjeçar, i cili është baba i një fëmijë të vogël, përshkroi çdo gjë që ai e pa në orët e para të 11 majit. Sipas tij, ishte herët në mëngjes kur morën një thirrje për ndihmë. Ata nxituan në vendin e ngjarjes dhe gjetën fqinjin, i cili kishte folur me burrin e Caroline, dhe më pas hynë në shtëpi nga dritarja e thyer dhe thirrën një ambulancë.

“Ne bëmë të gjitha veprimet e nevojshme. Unë u kujdesa për foshnjën. E mbajta foshnjën në krahë për rreth gjysmë ore, u futëm në makinë, për ta ngrohur, derisa të afërmit erdhën për t’ua dhënë atyre. Imazhi që do të gdhendet tek unë është “foshnja është në shtrat pranë nënës së tij të vdekur ” – tha polici.

Polici ka rrëfyer se kur hynë në shtëpi dhe gjatë eksplorimit të saj, ata së pari panë qenin të varur dhe më pas kuptuan se “diçka tjetër ka ndodhur këtu, diçka e pazakontë”. Pastaj ata u ngjitën në papafingo dhe gjetën derën e hapur. Aty panë Caroline të vdekur dhe pranë saj foshnjën 11 muajshe, e cila ishte mbështetur tek nëna e tij.

“Pavarësisht se sa kohë kalon, është e thënë që një pjesë e zemrës sime do të ketë mbetur në këtë dhomë. Kur pashë fëmijën, unë rashë emocionalisht” tha 40-vjeçari.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch gylka nera tragjedia ne greqi caroline crouch gylka nera tragjedia ne greqi

Sondazh

Poll