Bota

SKANDALI në Greqi/ Ngacmimi i punonjësve të azilit ndaj të moshuarve, avokatja: 55 pacientë ishin mbyllur, nuk i kontrollon

30 Maj 2021, 09:10 Nga DOSJA
SKANDALI në Greqi/ Ngacmimi i punonjësve të azilit ndaj të

GREQI- Pamje të rënda janë publikuar ditën e djeshme nga mediat greke ku punonjës të azilit tallen dhe torturojnë të moshuarit në azil. Në videon që është bërë publike, punonjësit abuzojnë me të moshuarën, duke i tërhequr buzën, prekur veshët, hundën dhe tallen me të moshuarën e cila nuk ka fuqi ti ndaloje. Ajo dëgjohet duke i bërtitur dhe kërkuar të largohen nga aty.

Mediat greke raportojnë së ata regjistrojnë “veprimet” e tyre me celularë e më pas e vazhdojnë ‘argëtimin’ duke i postuar ata në rrjete sociale e duke u tallur me ta.

Ky skandal u bë i ditur nga avokatja Maria Papadaki e cila ngriti një proces gjyqësor sepse babai i saj vdiq pasi ai qëndroi në shtëpinë e pleqve.

“Në inspektimin e fundit që u bë, autoritetet deklaruan se nuk u gjet asgjë e kundërshtueshme në dëm të shtëpisë së pleqve. Megjithatë, pesëdhjetë e pesë të moshuar u gjetën të mbikëqyrur nga një punonjës i vetëm, ndërsa disa ishin mbyllur pa i kontrolluar askush,” tha ajo.

Video u bë publike në të gjitha mediat greke, ndërsa lajmi bëri bujë dhe në mediat ndërkombëtare.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota azil greqi te moshuar azil greqi te moshuar

Sondazh

Poll