Bota

Pse me kaq nxitim? Boris Johnson martohet në fshehtësi, zhvillon ceremoninë e dasmës dy muaj para

30 Maj 2021, 07:46 Nga DOSJA

BTITANI-Kryeministri britanik Boris Johnson u martua në fshehtësi ditën e djeshme me Carrie Symonds ndërkohë që së fundmi u njoftua se dasma ishte caktuar për 30 korrik.

The Guardian raporton se në ceremoni morën pjesë rreth 30 të ftuar, përfshirë familjet dhe miqtë më të ngushtë të të porsamartuarve. Johnson dërgoi ftesa për martesën, e cila është caktuar për 30 korrik por kryeministri dhe tani zonja Johnson, befasuan publikun me një martesë të fshehtë.

Çifti u fejua në vitin 2019, por për shkak të pandemisë Covid 19, atyre iu desh të shtynin datën e martesës. Johnson dhe e fejuara e tij kanë një djalë, Nicholas, i cili lindi në 29 Prill të vitit të kaluar dhe u emërua pas një prej mjekëve që ndihmuan Kryeministrin e Britanisë së Madhe të shërohej, ndërsa ai po trajtohej për koronavirus pranverën e kaluar.

Kjo do të jetë martesa e tretë e Johnson pasi ai u martua për herë të parë me Allegro Mostin-Owen në 1987, por ata u divorcuan në 1993, kur ai u martua me Marina Wheeler. Johnson ka katër fëmijë nga ajo martesë, por ai u divorcua nga Marina në 2018.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson carrie symonds marina wheeler martohet boris johnson nicholas boris johnson carrie symonds marina wheeler martohet boris johnson nicholas

Sondazh

Poll