Bota

Ish-deputetja kosovare flet pa doreza: Largimi nga politika ma ka lehtësuar jetën!

30 Maj 2021, 07:30 Nga DOSJA
Ish-deputetja kosovare flet pa doreza: Largimi nga politika ma ka lehtësuar

KOSOVË-Ish-deputetja e AAK-së dhe LVV-së, Donika Kadaj-Bujupi ka bërë një deklaratë pasi ka vendour që në zgjedhjet e fundit të mos konkurojë për pozicionin e deputetes në parlamentin e Kosovës.

Ajo ka thënë se ndihet e lehtësuar që po shkëputet nga politika pasi nuk ka angazhime të mëdha dhe ka më shumë kohë për veten dhe familjen.

“Prej vitit 2000 kjo është hera e parë që i jam kthyer vetes dhe jam larguar pak nga puna dhe angazhimet. Sidomos ikja nga politika ma ka lehtësuar jetën në këta gjashtë muajt e fundit. Vërtet ka qenë kohë për të refklektuar, relaksuar dhe për t’iu kthyer vetes më shumë”, deklaroi Kadaj-Bujupi në Kanal 10.

Mirëpo ish-deputetja thotë se edhe familja po ankohen pasi i thonë “njëherë je marrë shumë me politikën e tash po merresh shumë me veten”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika kadaj-bujupi kosove donika kadaj-bujupi kosove

Sondazh

Poll