Bota

Shpërthen bombë në minibusin e shkollës, vdesin 4 persona, mes tyre dhe dy pedagogë

30 Maj 2021, 06:48 Nga DOSJA
Shpërthen bombë në minibusin e shkollës, vdesin 4 persona,

AFGANISTAN– 4 persona mbetën të vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën për shkak të shpërthimit të një bombe në një minibus në Afganistan.

Sipas Aljazeera, ngjarja ka ndodhur në provincën veriore të Kapisas të Afganistanit, dhe në minibus ndodheshin pedagogë dhe studentë. Zëdhënësi i ministrisë provinciale Kapisa Shayeq Shoresh tha se bomba ishte vendosur me telekomandë.

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit të lartë u raportua se të paktën dy nga viktimat ishin pedagogë në Universitetin Alberoni, ndërsa të plagosurit përfshinin dekanin e universitetit dhe disa studentë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan bomba ne minibus afganistan bomba ne minibus

Sondazh

Poll