Bota

‘U bëri ballë terroreve’/ Pezullohet polici i Kosovës me origjinë boshnjake, bëri postim racist ndaj shqiptarë

29 Maj 2021, 21:07 Nga DOSJA
‘U bëri ballë terroreve’/ Pezullohet polici i Kosovës

PRISHTINË– Policia e Kosovës ka pezulluar një efektiv me origjinë boshnjake pas një komenti racist që kishte bërë ndaj shqiptarëve në rrjetet e tij sociale. Pjesëtari i policisë së Kosovës nga komuniteti boshnjak, Safet Sajo Civovi, kishte vizituar një mikun e tij, ndërsa fotografinë e kishte shpërndarë në rrjetet sociale me një koment racist.

“Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti,”-shkruante ai.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Kosovës suspendon zyrtarin policor pas shkrimeve të publikuara. Prishtinë, më 29 maj 2021. Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës. Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves safet sajo civovi policia e kosoves safet sajo civovi

Sondazh

Poll