Bota

RAPORTI: Jetimët në Korenë e Veriut po kryejnë punë vullnetare në miniera

29 Maj 2021, 20:35 Nga DOSJA
RAPORTI: Jetimët në Korenë e Veriut po kryejnë punë

Media shtetërore verikoreane ka pretenduar se fëmijët jetimë janë deklaruar vullnetarë për të punuar në fermat dhe minierat shtetërore.

Agjencia e lajmeve të këtij shteti KCNA, ka thënë se qindra fëmijë “me vetëdije dhe kurajo, në kulmin e rinisë së tyre”, kanë vendosur të kryejnë punë për shtetin. Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura mirëpo në fotografi shihet se ata janë adoleshentë.

Grupet për të drejta të njeriut kanë akuzuar Korenë Veriore për kohë të gjatë, duke thënë se detyron fëmijët të punojnë, diçka që autoritetet shtetërore e mohojnë.

Në shkurt të këtij viti, BBC ka raportuar rreth pretendimeve se disa gjenerata të të burgosurve jugkoreanë të luftës janë duke u mbajtur si skllevër të punës në minierat e thëngjillit në Korenë Veriore, në mënyrë që regjimi të sigurojë para për programin e tij të armëve.

Rreth 26 milionë persona besohet se jetojnë në Korenë Veriore, vend i cili udhëhiqet nga një qeveri me kontroll të ashpër në jetët e njerëzve. Në muajin prill, lideri verikorean Kim Jong-un ka paralajmëruar shtetin e tij që të përgatitet për kohëra të vështira.

Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë më 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndalur kështu edhe tregtinë me Kinën – shpëtimin e saj ekonomik.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota korea e veriut korea e veriut

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2021, 16:38

GREQI– Infermierët e një azili në Greqi kanë filmuar skenat ku  abuzonin dhe talleshin me të moshuarit, për të cilët duhet që të kujdeseshin. Videot e pub...