Bota

Ushtarët izraelitë qëllojnë për vdekje 28-vjeçarin palestinez

29 Maj 2021, 19:57 Nga DOSJA
Ushtarët izraelitë qëllojnë për vdekje

IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë së fundmi një palestinez në Bregun Perëndimor. Mediat e huaja raportojnë se vrasja ka ndodhur gjatë një proteste kundër zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve Izraelite në tokën Palestineze.

Zakaria Hamayel, 28 vjeç, u godit nga një plumb në gjoks në një protestë në Beita. Vrasja ndodhi teksa qindra palestinezë ishin mbledhur në protestë pranë Nablus.

Disa nga turma, me fytyrat e tyre të mbuluara me maska, hodhën gurë ndaj ushtarëve dhe djegën goma, thanë dëshmitarët. Ushtarët izraelitë hapën zjarr, duke vrarë një njeri, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Forcat izraelite kanë kryer arrestime në të gjithë Bregun Perëndimor pas dhunës që shpërtheu rreth konfliktit 11-ditor midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza që shpërtheu në 10 maj dhe përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti javën e kaluar.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ushtaret iyraelite vrasin nje palestinez zakaria hamayel ushtaret iyraelite vrasin nje palestinez zakaria hamayel

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2021, 16:38

GREQI– Infermierët e një azili në Greqi kanë filmuar skenat ku  abuzonin dhe talleshin me të moshuarit, për të cilët duhet që të kujdeseshin. Videot e pub...