Bota

‘Kasapi i Bosnjës’ përfundon në burg me përdhunues, Radovan Karaxhiç dërgohet në Britani për të vuajtur pjesën e m

29 Maj 2021, 19:39 Nga DOSJA
‘Kasapi i Bosnjës’ përfundon në burg me

BRITANI-‘Kasapi i Bosnjës’ Radovan Karaxhiç këtë javë mbërriti në Britani për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tij të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid.

Dailymail raporton udhëheqësi serb boshnjak, i dënuar në 2016 për një varg mizorish, u dërgua nga Hollanda në një operacion maksimal sigurie të mërkurën. Pas transferimit në ishullin Wight, Sonja Karadzic-Jovicevic reagoi duke thënë se burgu i babait të saj në ishull është ‘i papranueshëm’, në të cilin ai do të jetë i rrethuar me përdhunues dhe pedofilë.

75-vjeçari kriminel lufte iu dha një dënim të përjetshëm pa lirim me kusht dhe pritet të vdesë në burg. Karaxhiç, një psikiatër i kthyer në politikan, ishte përgjegjës për disa nga mizoritë më të këqija të kryera në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, përfshirë masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë.

Karaxhiç dikur ishte njeriu më i kërkuar në botë. Pas përfundimit të luftës në Bosnjë, ai i shmangej drejtësisë për më shumë se një dekadë para se të arrestohej përfundimisht në 2008 në kryeqytetin serb, Beograd.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota radovan karaxhiç sonja karadzic-jovicevic radovan karaxhiç sonja karadzic-jovicevic

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2021, 16:38

GREQI– Infermierët e një azili në Greqi kanë filmuar skenat ku  abuzonin dhe talleshin me të moshuarit, për të cilët duhet që të kujdeseshin. Videot e pub...