Bota

29 Maj 2021, 16:38 Nga DOSJA

GREQI– Infermierët e një azili në Greqi kanë filmuar skenat ku  abuzonin dhe talleshin me të moshuarit, për të cilët duhet që të kujdeseshin. Videot e publikuara shkaktuan zemërimin e qytetarëve, pasi pamjet tregonin momente kur punonjësit i ngacmojnë dhe i tallin të moshuarit, ndërsa ata janë të pafuqishëm për t’u mbrojtur.

Duke përfituar nga dobësia dhe situata e të sëmurëve, ata i përqeshnin, ngacmonin dhe preknin të moshuarit, duke i filmuar, për t’i publikuar më pas në rrjetet e tyre socialiale.

Rasti ishte denoncuar nga një familjar i një prej të moshuarve aty, i cili kishte ndërruar jetë, duke thënë se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të mos heshtin përballë një situate të tillë.

Marrë nga anikolouli.gr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni abuzimi i te moshuarve ne greqi greqi abuzimi i te moshuarve ne greqi greqi

Sondazh

Poll