Bota

Vaksiohet dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton merr dozën e parë të vaksninës anti-Covid

29 Maj 2021, 14:57 Nga DOSJA
Vaksiohet dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton merr dozën e parë

BRITANI– Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka marrë dje dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ka qenë vetë 39-vjeçarja, e cila ka ndarë imazhin e vaksinimit në rrjetet sociale ku ka shkruar:

“Dje mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë proces. Faleminderit për çdo gjë që po bëni.”

Ajo qw nuk dihet wshte se cilën vaksinë Dukesha ka zgjedhur të bëjë, pasi në Britani janë në dispozicion të gjitha vaksinat e prodhuara në perëndim, duke përfshirë dhe atë të kompanisë Johnson & Johnson e cila u miratua ditën e sotme.

Mbretëria e Bashkuar është shteti më i përparuar deri më tani në procesin e vaksinimit, pasi 38 milion qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 20 milion të tjerë kanë marrë dozën e parë.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kate middleton kate middleton

Sondazh

Poll