Bota

Kapet “Psikopati”! Ish-oficeri i Policisë mori 40 jetë, viktimave u premtonte se do i çonte në SHBA, ritualet e

29 Maj 2021, 14:45 Nga DOSJA
Kapet “Psikopati”! Ish-oficeri i Policisë mori 40 jetë,

EL SALVADOR- Prangoset vrasësi serial, Hugo Osorio, i njohur me nofkën “Psikopati”, i cili konsiderohet si më i tmerrshmi që ka njohur ndonjëherë vendi. Vetëm 1.70 m i gjatë, Osorio u bashkua me Policinë në vitin 1997, por u dëbua në vitin 2005 pasi u akuzua për abuzim seksual të një të mituri, akuzë për të cilën vuajti dënimin deri në vitin 2011.

Në shtëpinë e tij, Policia gjeti një ikonë të “Santa Muerte”, qirinj dhe maska, me të cilat vrasësi pa dyshim që terrorizonte viktimat e tij gjatë “ritualeve” para se t’i vriste. Natën e 7 majit, ishin britmat e terrorit dhe zëri i Jacqueline Cristina Palomo, viktimës së tij të fundit që solli në kapjen e tij. 

Të irrituar, fqinjët e Hugo Osorio kërkuan ndërhyrjen e Policisë. Pas kontrolleve në banesën e tij, deri më tani janë gjetur 18 trupa. Por deri atë natë, ish-oficeri i policisë nuk kishte tërhequr kurrë vëmendjen e fqinjëve të tij.

Por natën e 7 majit, viktima kishte kërkuar ndihmë dhe tentoi të arratisej. Por ish-oficeri i Policisë e kapi dhe e vrau përdorur një shufër hekuri, megjithatë shenjat e gjakut mbetën në derë, duke e implikuar për rastin. 

Familja e viktimës i kishte dhënë 7,000 dollarë vëllait të ish-oficerit të policisë për të ndihmuar Alexis që të emigronte në Amerikë. Skemë e cila përdorej gjerësisht për të futur në grep viktima e tij. Studiuesit e përshkruajnë Hugo Osorio si një person të varur nga seksi dhe psikopati, duke hyrë në historinë e vendit të tij si vrasësi serial më gjakatar. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet hugo osorio hugo osorio arrestohet hugo osorio hugo osorio

Sondazh

Poll