Bota

Vrasja që tronditi Greqinë! Dalin PAMJE nga kamerat e sigurisë, ‘kapen’ autorët, dy lëvizën me makinë, njëri i ndoqi

29 Maj 2021, 14:27 Nga DOSJA
Vrasja që tronditi Greqinë! Dalin PAMJE nga kamerat e sigurisë,

GREQI– Dalin pamjet e para që kanë kapur kamerat e sigurisë nga nata kur 20-vjeçarja Caroline u vra nga 3 grabitës brenda shtëpisë së saj.

Pas video dokumentarit të sjellë në dritë nga emisioni “Dritë në tunel”, një nga videot ka kapur një makinë që qarkullon në zonë dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

Makina kalon në orën 05:07 të mëngjesit të së martës së 11 majit dhe katër minuta më vonë, në 05:11, e ndjek një motor, shoferi i të cilit ka veshur një xhup me kapuç. Shefi i Policisë Stavros Balaskas tha se: Ditë pas dite, orë pas ore, minutë pas minute jemi më afër kërkimit. Kërkimet janë të vulosura. Kolegët janë më afër zbvardhjes së krimit të rëndë.

Deri më tani hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi grabitje ne greqi

Sondazh

Poll