Bota

Çmenduria s’ka fund! Lideri komunist Kim Jong Un, urdhëron pushkatimin e një burri në sy të familjes: Shiste CD me fi

29 Maj 2021, 14:14 Nga DOSJA
Çmenduria s’ka fund! Lideri komunist Kim Jong Un, urdhëron

KOREA E VERIUT- Një burrë me emrin Lee, i cili prodhonte dhe shiste CD me filma dhe muzikë për të siguruar jetesën është ekzekutuar para familjes së tij. Por cili është krimi që kishte bërë?

CD-të që shiste kishin filma dhe muzikë koreano-jugore! Ekzekutimi u urdhërua nga vetë diktatori Kim Jong Un, duke dërguar mesazhin se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend t’i largohej paranojës.

Dyzet ditë pas arrestimit, ai u ekzekutua me urdhër të udhëheqësit të Pyongyang në shesh, në prani të 500 njerëzve, përfshirë familjen e tij. Më pas trupi i pajetë i Lee u vendos në një thes kashte dhe më pas në një kuti, pa funeral.

Para se të vritej Lee thuhet se rrëfeu i kishte shitur  CD dhe USB me muzikë të huaj, kështu që të paktën 20 persona janë indentifikuar dhe janë në kërkim. Por çmendura nuk mbaron këtu… Kohët e fundit, Kim Jong Un lëshoi ​​një urdhër tjetër që ka provokuar reagime në të gjithë botën. Ai urdhëroi zhdukjen e të gjitha maceve dhe pëllumbave, pasi ai beson se këto kafshë kontribuojnë në përhapjen e Covid-19.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll