Bota

Faleminderit internet…! Gazetarja bën gafën e paarritshme, njofton vdekjen pasi mori vaksinën të dramaturgut anglez Uillia

29 Maj 2021, 10:27 Nga DOSJA
Faleminderit internet…! Gazetarja bën gafën e paarritshme,

ARGJENTINË– Gafa e një gazetareje në Argjentinë është bërë lajm dite në Angli. Gazetarja sipas BBC ishte duke raportuar vdekjen e të vaksinuarit të parë në Britaninë e Madhe, Uilliam Shekspir. Ajo e ngatërron të vaksinuarin me dramaturgun më të më të mirë të të gjitha kohërave, që ka vdekur në 1616.

Esto es increíble no puedo dejar de verlo pic.twitter.com/Ha8DUNuTYj

— Fato Gloro (@cruziisimo) May 28, 2021

Lajmi na shokoi të gjithëve, për mua ishte një mjeshtër i madh”-tha ajo në një transmetim live. Kaq ka mjaftuar që videoja të bëjë xhiron e globit. Mijëra persona e kanë shpërndarë videon.

 

Uilliam Shekspir, 81 vjeç mori dozën e tij të parë Pfizer në muajin dhjetor. Ai u përzgjodh nga autoritetet si një emër që kujton shumë për historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai u nda nga jeta më 25 maj me një sëmundje që s’ka lidhje me COVID19.

Ndërsa Shekspiri, nga ku i moshuari ka marrë emrin është shkrimtari më i madh anglez dhe një nga emrat që ka ndryshuar letërsinë botërore me penën e tij dhe talentin absolut. Ai vdiq në vitin 1616. Faleminderit internet për këto episode që s’do mund ti shihnim pa ty!

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gafa e gazetares uilliam shekspir gafa e gazetares uilliam shekspir

Sondazh

Poll