Bota

Tragjedi në familjen e ministres në Kosovë, i vdes nipi në moshë të re: S’kam forcë të gjej ngushëllim, o ëngjë

29 Maj 2021, 09:58 Nga DOSJA
Tragjedi në familjen e ministres në Kosovë, i vdes nipi në

KOSOVE- Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë është përballur me një tjetër tragjedi. Hajdarit i ka vdekur sot nipi i saj, Fatosi në një moshë tejet të re, ndërsa vite më parë, familjes i është larguar nga jeta edhe nipi tjetër, Migjeni, po ashtu në moshë tejet të re. 

Lajmi është dhënë nga vetë Hajdari, e cila shkruan se nuk ka forcë të gjejë ngushëllim. 

“Pusho në paqë nipi i dashtun Fatos, që na kpute zemrën sot . Ti shoki i hallës Xhetë, prej si i vogël e deri më sot, kurrë sna harroje me shkrime e biseda pozitive dhe përshëndetjen ‘ Tchus , shoki i juj Tosi ju don shumë e sju harron kurrë’…’ ike sot , të vëllau yt Migjeni në amshim!”, ka shkruar ministrja Hajdari në rrjetin social Facebook.

Më tej, ajo shkruan: “S’kam forcë të gjejë ngushëllim, as spo mund të besoj as pranoj këtë ditë aq të zezë për familjen tonë, të shpërndarë anëkënd botës sot, e të bashkohemi tani për funeralin tënd Fatos . Pusho në paqë engjëll i joni Tosi! e bashkë me vellaun Gjenin engjëll, na jepni forcë nga lartë ,, familjes sate të bukur Elonës me të voglin Romeo, babit Martin, mamit Shpresë, vëllaut Ukë , e gjithë ne”, mbyll ajo postimin e saj. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora fatos hajdari rozeta hajdari fatos hajdari rozeta hajdari

Sondazh

Poll