Bota

Ambasadori serb në SHBA: Administrata e Joe Biden ka pranuar të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Uashingtonit

29 Maj 2021, 09:45 Nga DOSJA
Ambasadori serb në SHBA: Administrata e Joe Biden ka pranuar të gjitha

SHBA– Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është shprehur se detyrimet të cilat janë vendosur nga Marrëveshja e Uashingtonit nga Donald Trump, janë pranuar nga administrata e Joe Biden.

Në një intervistë për emisionin “Politika” në Badgad, Gjuriq ka treguar se pas bisedimeve të shuma me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, është kuptuar gjithçka e nënshkruar do të zbatohet.

Diplomati serb shtoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Serbinë për shkak të realizimit të projekteve të infrastrukturës, zhvillimit ekonomik dhe për shkak të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe zbatimit të vendimeve kur bëhet fjalë për pronën e manastirit të Deçanit.

Marrëveshja në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë u arrit më 4 shtator, pas dy ditësh takime. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Kjo marrëveshje  parasheh zbatimin e një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni administrata e joe biden m marko gjuriq marreveshja e uashtingonit administrata e joe biden m marko gjuriq marreveshja e uashtingonit

Sondazh

Poll