Bota

Erdogan hap xhami të re në zemër të Stambollit

29 Maj 2021, 08:52 Nga DOSJA
Erdogan hap xhami të re në zemër të Stambollit

TURQI– Një xhami e re është ndërtuar në Stamboll në sheshin Taksim të qytetit. Objekti i kultit është inaguruar nga presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan i cili mori pjesë në faljen e të premtes dhe tha se premtimi i tij për të ndërtuar një shtëpi faljeje në pjesën kryesore të qytetit është përmbushur.

Xhamia e sapo ndërtuar është me një kupolë prej 30 metra lartësi. Projekti për ndërtimin e kupolës ka zgjatur 4 vite. Ideja për të ndërtuar këtë xhami është mbështetur fuqishëm nga Erdogan i njohur si një besimtar i devotshëm, i cili ka ngritur shqetësimin se nuk ka xhami në zonën kryesore të qytetit.

Erdogan tha se ëndrra e turqve u realizua dhe se tashmë ezani do të thirret deri në fund të jetës nga sheshi kryesor i Stambollit.

Burimi: TRT

(F.g.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rexhep tayip erdogan xhamia ne taksim rexhep tayip erdogan xhamia ne taksim

Sondazh

Poll