Alarmi i rremë për bombë, Stoltenberg: Pak e besueshme se nuk pati koordinim me Rusinë për uljen e aeroplanit në Minsk
29 Maj 2021, 08:51Nga DOSJA
SHBA– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se beson që ka mundësi se autoritetet bjelloruse, në bashkëpunim me Rusinë e kanë organizuar devijimin e udhëtimit të kompanisë irlandeze Ryanair. Lideri i aleancës veriatlantike ka folur për Sky News më 28 maj, teksa është deklaruar për stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s për këtë vit.
“Ne i dimë marrëdhëniet shumë të ngushta në mes të Rusisë dhe Bjellorusisë, andaj është vështirë të besohet se regjimi në Minsk do të mund të bënte diçka pa një lloj koordinimi me Rusinë”, ka thënë Stoltenberg.
Alyaksandr Lukashenka varet tejet shumë nga mbështetja e Moskës, prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në muajin gusht të vitit të kaluar. Ai ka thënë se ka fituar zgjedhjet, mirëpo rezultati ka nxitur protesta të gjera të zërave kundërshtarë. Aeroplani i kompanisë Ryanair ka ndërruar drejtim më 23 maj, pasi Lukashenka ka urdhëruar një aeroplan luftarak që të shoqërojë aeroplanin me pasagjerë, pasi autoritetet bjelloruse kanë thënë se kanë pranuar informacion se ka pasur bombë në aeroplan.
Asnjë bombë nuk është gjetur pas uljes së aeroplanit në Minsk, mirëpo kritiku i Lukashenkas dhe gazetari Raman Pratasevich si dhe e dashura e tij ruse, janë ndaluar.
Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët besojnë se incidenti është krijuar si arsyetim për ndalje të Pratasevichit. Shumë qeveri dhe organizata për të drejta të njeriut kanë kërkuar lirimin e Pratasevich, derisa liderët opozitë bjellorusë kanë thënë se janë të shqetësuar për jetën e tyre.
Shumë qeveri kanë kërkuar po ashtu që linjat e tyre ajrore të shmangin tani e tutje hapësirën ajrore të Bjellorusisë.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Greqia përshëndet adoptimin nga Senati Italian të marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare, ditën e djeshme. Marrëveshja ishte nënshkruar në qe...
Ambientalistët izraelitë janë të shqetësuar se Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë, po zhduket. Kjo paraqet rreziqe mjedisore dhe mund të ndikojë në efektet e...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) më 28 maj mori vendim për të lejuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 12 vje&cced...
Republikanët në Senat bllokuan projekt-ligjin e propozuar nga demokratët për ngritjen e një komisioni hetimor mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol. Fitorja e repub...
SHBA– Presidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-buxhetin e tij për vitin fiskal 2022, me hollësi mbi shpenzimet dhe projektet që ai paras...
SHBA– Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të premten propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e 6 janarit kur Kapito...
LITUANI- Lituania ka dëbuar nga vendi dy diplomatë Bjellorusë. Reuters raporton se njoftimin e ka dhënë Ministria e Jashtme në një deklaratë duke thënë se vepr...
KENIA– Supozohej të ishte një natë e zjarrtë pasioni dhe dashuri, por përfundoi në tragjedi. Një 36-vjeçare në Nairobi, Kenya u paraqit me makinë në spit...
TURQI- Prokurorët turk kanë kërkuar burg për kryebashkiakun e Stambollit për fyerjen e bordit zgjedhor. Reuters raporton se akuza e prokurorëve kërkon një dënim...