Bota

Lituania dëbon dy diplomatë Bjellorusë, aktivitetet e tyre u cilësuan ‘të papajtueshme me statusin diplomatik’

28 Maj 2021, 20:01 Nga DOSJA

LITUANI- Lituania  ka dëbuar nga vendi dy diplomatë Bjellorusë. Reuters raporton se njoftimin e ka dhënë Ministria e Jashtme në një deklaratë duke thënë se veprimtaritë e tyre ishin “të papajtueshme me statusin diplomatik”.

“Me këtë vendim, Lituania gjithashtu solidarizohet me Letoninë, diplomatët dhe punonjësit e së cilës në ambasadën në Minsk u dëbuan në mënyrë të padrejtë nga Bjellorusia disa ditë më parë”,- tha deklarata.

Bjellorusët e dëbuar ishin “oficerë të inteligjencës që punonin nën mbulesë diplomatike”,- shkroi në Twitter Ministri Lituanisht i Punëve të Jashtme Gabrielius Landsbergis. “Jo faleminderit, dhe lamtumirë.”

Njoftim nga Lituania vjen në kohën e rritjes së tensioneve, pasi Bjellorusia devijoi fluturimin e një avioni për në Minsk ku autoritetet bjelloruse arrestuan një gazetar.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gabrielius landsbergis lituani debon 2 diplomatet bjellorus gabrielius landsbergis lituani debon 2 diplomatet bjellorus

Sondazh

Poll