Bota

Kosova blen vaksinat Pfizer/ Kurti: Do të synojmë të vaksinojmë 60 për qind të qytetarëve

28 Maj 2021, 18:25 Nga DOSJA
Kosova blen vaksinat Pfizer/ Kurti: Do të synojmë të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur ditën e sotme, gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës se janë përmbyllur negociatat për blerjen e vaksinave nga prodhuesi Pfizer.

E kemi një lajm të mirë, se porsa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast i kemi blerë vaksinat nga prodhuesi Pfiizer dhe duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë drejt qëllimit tonë për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve tonë. “, tha Kurti.

Këtë lajm e ka ripostuar dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në ‘Facebook’.

POSTIMI:

JANË BLERË VAKSINAT PFIZER! IMUNIZIM I MBI 60% TË QYTETARËVE
Albin Kurti:”Porsa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë, me ç’rast ne kemi blerë vaksina nga prodhuesi Pfizer dhe tash do të mund ta bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurtë drejt zotimit tonë që ta përmbyllim me sukses imunizimin e popullsisë, përkatësisht 60% të qytetarëve të vendit tonë.”Mbledhja e qeverisë, 28 maj, 2021.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albulena haxhiu lehtesimi i masave anti-covid ne kosove albin kurti albulena haxhiu lehtesimi i masave anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll