Bota

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë: Hiqet ora policore, lejohet lëvizja pa maska në ambient të jashtëm

28 Maj 2021, 17:14 Nga DOSJA
Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë: Hiqet ora policore,

KOSOVË– Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.

Sipas këtij vendimi që u mor sot, e i cili hyn në fuqi nga e hëna, më nuk do të ketë orë policore e po ashtu lejohet lëvizja pa maska gjatë ecjes kur qytetarët janë vetëm dhe në ambient të jashtëm.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.

“Kufizimi i orarit të qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave qoftë në ambient të hapur ose të tjera, përveç ambienteve me familje. Zgjatja e orarit të punës për shërbimet e gastronomisë deri në ora 23:00. Lejimi i lëvizjes pa maska gjatë ecjes kur ata janë vetëm dhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lehtesimi i masave anti-covid ne kosove lehtesimi i masave anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll