Bota

Gjermania fillon vaksinimin e fëmijëve në qershor, doza e vaksinës Pfizer miratohet për moshat 12 -16 vjeç

28 Maj 2021, 16:58 Nga DOSJA
Gjermania fillon vaksinimin e fëmijëve në qershor, doza e

GJERMANI- Fëmijët gjermanë të moshës 12 -16 vjeç do të mund të vaksinohen me Pfizer nga muaji qershor. The guardian shkruan se qeveria është në pritje të miratimit zyrtar që do të jepet nga rregullatori evropian për vaksinën Pfizer / BioNTech.

Angela Merkel tha të enjten në mbrëmje, pas një samiti të gjatë vaksinash me udhëheqësit e 16 Lidhjeve që çdo qytetari gjerman do t’u ofrohet një vaksinë deri në 21 shtator. Merkel shtoi se do të përfshiheshin edhe fëmijët 12-16 vjeç nga data 7 qershor.

Ministri i shëndetësisë, Jens Spahn, ka rekomanduar që vaksina anti-covid Pfizer të bëhet vetëm pas konsultimit të ngushtë midis prindërve, fëmijëve të tyre dhe mjekëve të përgjithshëm.

Vaksina Pfizer-BioNTech është e vetmja vaksinë që vihet në diskutim si e përshtatshme për fëmijët në Gjermani pas rezultateve të një studimi në të cilin një mijë fëmijë u vaksinuan.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel covid-19 jens spahn vaksina pfizer-biontech angela merkel covid-19 jens spahn vaksina pfizer-biontech

Sondazh

Poll