Bota

“Defender 21” në Kosovë, Osmani: Jam e lumtur që ushtria jonë po kthehet në moderne dhe partnere e aleatëve ta

28 Maj 2021, 13:21 Nga DOSJA
“Defender 21” në Kosovë, Osmani: Jam e lumtur që

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se gatishmëria e ushtarëve të Kosovës për të thelluar partneritetin me aleatët perëndimor i ka sjell një lumturi të madhe. Gjatë fjalës së saj, në stërvitjen e përbashkët SHBA-Kosovë, “Defender 21” , ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës si dhe tha se i vetmi synim i qytetarëve të Kosovës është që të lirinë dhe vlerat e tyre. Ajo gjithashtu është shprehur se është e lumtur që ushtria e Kosovës po kthehet në një ushtri moderne dhe partnere e besueshme e aleatëve të saj.     

“E themi kumbueshëm sot se përtej lumturisë që ne a sjell demonstrimi i përbashkët ushtarak, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimor është e paluhatshme… 22 vjet më parë gra e burra, të udhëhequr nga ideali i lirisë u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së, dëshmuan këmbënguljen për ta fituar lirinë, patën guximin dhe vendosmërinë për të qëndruar fortë në kauzën e lirisë. Mbi të gjitha patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance të fuqishme me perëndimin të krijuar ndër vite me urti e durim. Qytetarët e Kosovës e kanë ditur se duke mbrojtur shtëpitë tona, duke luftuar për lirinë tonë ne i kemi mbrojtur vlerat universale të lirisë. Si vend e si komb, kemi pasur qëllim të vetëm mbrojtjen e atdheut tonë, e të lirisë sonë… ushtria jonë është rritur dhe krijuar mbi këtë vizion për ushtri moderne. Jam e lumtur të shoh se si FSK po shndërrohet në ushtri moderne e partner i besueshëm i aleatëve tanë”, tha Osmani.

Krerët e institucioneve u janë bashkuar sot pjestarëve të “Defender 21”, ku dhe kanw mbajtur fjalime. Stervitja e Defender 21, kanë filluar në 17 maj dhe pritet që vazhdojnë për 10 ditë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora defender 21 ne kosove vjosa osmani defender 21 ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll