Bota

Covid në Kosovë, asnjë viktimë dhe 18 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit

28 Maj 2021, 13:04 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, asnjë viktimë dhe 18 raste të reja me

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjw person nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 18 të tjerë. Ndërkohë që 412 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 102.519.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.354 raste pozitive, ndërsa 2.242 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll