Ekonomi

Të ardhurat nga TAP 2020, 59% nga pagat! Rriten me 34% arkëtimet nga shitja e pasurive të paluajtshme

13 Maj 2021, 06:21 Nga DOSJA

Kriza pandemike solli një nga tronditjet më të forta ekonomike në këto tre dekadat e tranzicionit.

Teksa shumica e sektorëve në ekonomi u përballen me rënie të fortë të shitjeve si pasojë e kufizimeve për frenimin e pandemisë, sektori i pasurive të paluajtshme jo vetëm që ruajti trendin por shënoi rritje të konsiderueshme. Një tregues indirekt i arkëtimeve tatimore e fakton këtë trend. Të ardhurat e Tatimit mbi të Ardhurat personale (TAP) nga shitja e pasurive të paluajtshme u rritën me 34 për qind në vitin 2020.

Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve raportoi se të ardhurat nga TAP mbi shitjen e pasurive të paluajtshme ishin 3,6 miliardë lekë në vitin 2020 me një rritje 34.4% në raport me vitin 2019. Arkëtimet nga shitja e pasurive të paluajtshme zunë 10 për qind të totalit te të ardhurave nga TAP më 2020.

Zëri i dytë me rritjen më të madhe ishin arkëtimet e TAP nga deklaratat individuale. Të ardhurat nga ky zë arritën në 502 milionë lekë me një rritje vjetore 37%. Këto arkëtime zënë vetëm 1.3 për qind te të ardhurave totale nga TAP.

Të ardhurat totale nga TAP shënuan tkurrje vjetore me rreth 20 për qind në vitin 2020. Në këtë tendencë ndikuan arkëtimet nga dividendi me rënie me 79 për qind, pasi në vitin 2019 ky zë u ndikua pozitivisht nga ulja e dividendit nga 15 në 8 për qind, me efekt prapaveprues edhe për vitet e mëparshme.

Burimi kryesor i të ardhurat nga TAP, pagat nuk pësoi ndryshime të forta edhe pse në një vit pandemik. Arkëtimet e TAP nga pagat ishin rreth 22 miliardë lekë me një rënie vetëm 1.7 për qind në raport me një vit më parë. Arkëtimet nga pagat zënë 59% te të ardhurave totale nga TAP.

Rënia më e madhe në zërat e TAP u vu re në mbi interesat dhe mbi qiratë përkatësisht me 4.8 dhe 5.4%.

Tatimi mbi të ardhurat personale është programuar 41.1 miliard lekë dhe është realizuar 37.1 miliard lekë, me një mosrealizim prej 4.0 miliard lekë ose 9.76 % më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në të cilin u arkëtuan 46.2 miliard lekë, të ardhurat nga ky lloj tatimi janë realizuar 9.2 miliard lekë më pak ose 19.81% më pak.

Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se të ardhurat nga TAP ishin më të larta se plani në qarqet e Gjirokastrës dhe Kukësit përkatësisht me 21.5 dhe 2% rritje. Ndërsa mosrealizimi më i lartë ishin në Sarandë dhe në Dibër me mbi 21 % secila./ B.Hoxha

Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi tap te ardhurat e tatimeve tap te ardhurat e tatimeve

Sondazh

Poll

Ekonomi 12 Maj 2021, 18:00

Kartat grafike për kompjutera janë një nga pajisjet më të kërkuara të momentit në pikat ku tregtohen pajisjet kompjuterike. Por për çfarë përdoren? Pjesa...