Ekonomi

“Mblidhen gratë e fisit dhe qajnë me melodi”/ Habit imami Ahmed Kalaja: Vajtimi është harram, ngarkoheni me gjynahe… (

12 Maj 2021, 18:08 Nga DOSJA
“Mblidhen gratë e fisit dhe qajnë me melodi”/ Habit imami

TIRANË– Imami i njohur Ahmed Kalaja thotë se mënyra shqiptare e të vajtuarit të një personi që është ndarë nga jeta, është ‘gjynah’. Në një nga ligjëratat e tij, Kalaja tha se mënyra si gratë shqiptare vajtojnë “me melodi dhe iso” është e ndaluar sipas zakoneve të Islamit.

Madje shton se me mëkat ngarkohet personi që vajton, por edhe ata që e dinë çfarë do të ndodhë pas largimit të tyre nga jeta dhe nuk lënë amanet që të mos e vajtojnë.

SHIKO MINUTËN E 2:20

 

Vajtimi është dy llojësh. Vajtimi kur personi dënohet me gjynah dhe mëkat e ai që është pastrim. Vajtim që shoqërohet me gjynah është ai që shoqërohet me zë, me grisje rrobash, goditje trupi dhe fjalë apo fjali që shprehin pakënaqësi ndaj asaj që ka shkruar i madhi Zot. Në këtë rast edhe personi që e bën, edhe i vdekuri nëse e ka ditur se do të bëhet kjo gjë, ngarkohen të dy me gjynah. Nëse i vdekuri e ka ditur që pas vdekjes së tij do të mblidhen gratë e fisit dhe do ta qajnë me orar, sa të hyjë një në derë, fillojnë ato. “Erdhi filani me të pa”, ai s’e ka pa asnjëherë, ky shkoi 112 vjeç, ky se ka pa asnjëherë sa ishte gjallë, tani erdhi me e pa filoni kur vdiq. Dhe fillojnë ato me melodi, dhe të tjerat i mbajnë ison. Kjo është mëkat si për ato që e bëjnë dhe për të vdekurin nëse e ka ditur dhe nuk e ka lënë me amanet që mos të bëhet. Fajtimi normal është e pranuar, se pikëllimi është pastrim,”-thotë Kalaja.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale ahmed kalaja ahmed kalaja

Sondazh

Poll

Ekonomi 12 Maj 2021, 18:00

Kartat grafike për kompjutera janë një nga pajisjet më të kërkuara të momentit në pikat ku tregtohen pajisjet kompjuterike. Por për çfarë përdoren? Pjesa...