Ekonomi

Rindërtimi/Si do njihen si shpenzime të zbritshme kontributet e donatorëve për kompanitë e ndërtimit; Miratohen procedurat

12 Maj 2021, 05:20 Nga DOSJA
Rindërtimi/Si do njihen si shpenzime të zbritshme kontributet e

Materialeve të ndërtimit të donatorëve, që do të merren në dorëzim nga kompanitë që po rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, do t’u njihen si shpenzime të zbritshme mbi tatimfitimin. Udhëzimi i përbashkët i ministres të Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi i botuar në Fletoren Zyrtare miraton metodologjinë për përcaktimin e vlerës së kontributeve në natyrë, sendeve apo materialeve ndërtimore, si dhe kushtet e procedurat për njohjen e kontributit si shpenzim i zbritshëm.

Udhëzimi përcakton se kontributet në natyrë (materiale apo pajisje ndërtimi) e donatorëve do të merren në dorëzim nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile që do të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe më pas do të lëvrohen te operatorët ekonomikë. Sakaq çmimet e inventarizimit të materialeve të ndërtimit do të përcaktohen nga vetë autoriteti përgjegjës për magazinimin, duke u bazuar në çmimet e shitjes, kur këto dhurohen me faturë, në çmimet referuese të doganave, kur nuk kanë një faturë ose në çmimet referuese sipas manualeve të ndërtimit në fuqi.

Sipas dokumentit, kushtet dhe procedurat për njohjen e kontributeve si shpenzime të zbritshme, zbatohen në përputhje me parashikimet në legjislacionin fiskal.  Për rastet kur këto shërbime nuk janë parashikuar në manual dhe operatori nuk ka fatura të ngjashme në gjashtëmujorin e fundit, udhëzimi thekson se vlera mund të llogaritet nga fatura me të njëjtin zë nga operatorë të ngjashëm, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Udhëzimi

Marrë nga Monitor.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi rindërtimi rindërtimi

Sondazh

Poll