Ekonomi

Në muajin e zgjedhjeve konsumi u rrit! INSTAT: Inflacioni arriti në nivelin 1.9%, shifra më e lartë që prej tetorit 2020. U

10 Maj 2021, 17:22 Nga DOSJA
Në muajin e zgjedhjeve konsumi u rrit! INSTAT: Inflacioni arriti në

TIRANË– Shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit si dhe lëvizjet e qytetarëve për pushime kanë dhënë efektet e para në ekonominë e vendit! Pas një rënie drastike që u vu rë në konsum, përgjatë muajit janar, ku inflacioni regjistroi nivelin më të ulët historik prej 0.4%, prilli ka sjellë ndryshime. Sipas Report Tv, në muajin që lamë pas inflacioni arriti në 1.9%, aq sa ishte në kohën e karantinës në vitin e kaluar. Ndërsa analizohet se ndikim kryesor ka pasur në shtrenjtimin e ushqimeve me 4.5% krahasuar me prillin e vitit 2020.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 4,6 %, “fruta” me 4,4 %, “peshk” me 2,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9 %, “bukë dhe drithëra” me 1,8 %, “mish” me 1,2 %, etj”, thuhet në raportin e INSTAT.

Por nuk mbaron me kaq, pasi shtrenjtime ka pasur edhe në sektorë të tjerë. Grupi i “Komunikimit” ka pësuar rritje të çmimeve me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %. Më pas është kategoria e “Mobilieve, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili.

Ndërkohë nëse krahasojmë çmimet me muajin mars po të këtij viti, shtrenjtimi më i madh është regjistruar tek grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2,1 %. Mesa duket ulja e shifrave të pandemisë ka sjellë ndikim tek çmimet e grupit “Shëndeti”, pasi ato u ulën me 0,6 %.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi instat shifrat e instat instat shifrat e instat

Sondazh

Poll