Art&Argëtim

Në një jaht luksoz me modelin miliarder shqiptar, ja çfarë pritjeje i bëhet Elvanës dhe Ermalit në Kanë (VD)

20 Maj 2019, 07:09 Nga DOSJA
Në një jaht luksoz me modelin miliarder shqiptar, ja çfarë

FRANCË– Me sa duket, pjesmarrja në “Festivalin e Kanës” i ka sjellë Ermalit dhe Elvanes dhe disa ditë të mira pushimi mes luksit. Aktori i humorit, Mamaqi ka ndarë një video në rrjete sociale ku duket jahti luksoz me të cilin paskan kaluar një pjesë të mirë të kohës.

Nën shoqërinë e Roland Lekajt, modelit shqiptar me origjinë nga Lezha që jeton prej vitesh në Kinë që pas martesës me një biznesmene miliardere nga Kina, Ermali dhe Elvana kanë marrë pritjen e dëshiruar në Kanë. Brenda jahtit që mesa duket është nën pronësinë e miliarderit, Roland Lekaj, po ndiqej filmi i shumëpërfolur “Dy gisht mjaltë”.

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti shef “Dy gisht mjaltë” në varkë”, – shkruan Ermal Mamaqi në videon ku ka etiketuar dhe modelin shqiptar Roland Lekaj.

Risjellim në vëmendje se modeli me origjinë nga Lezha u bë i njohur që pas dhurimit të 1.6 milion eurove në Amfar, për bamirësi, duke blerë një fustan.  

(R.L/Dosja.al)     

            

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi jaht kanë miliarder shqiptar roland lekaj dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi jaht kanë miliarder shqiptar roland lekaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Maj 2019, 18:02

Fundi i lajmit

TIRANË- Java që lamë na dhuroi emocione dhe show siç vetëm Shqipëria di të japë. Një nga arsyet pse shqiptarëve emigrantë iu mungon vendi ynë është ...