Art&Argëtim

Irma Libohova tregon të papriturën: U prish dasma, krushqit u zunë për PD-në dhe PS-në dhe ikën

20 Maj 2019, 05:38 Nga DOSJA
Irma Libohova tregon të papriturën: U prish dasma, krushqit u

Tiranë- Këngëtarja Irma Libohova ka treguar në emisionin “Thumb” momentet e vështira teksa ka qenë në një dasmë.

Ajo shprehet se në dasmë kishte shkruar për të kënduar  dhe gjatë saj krushqit filluan të zihen për shkak të partive.

Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasmë për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty.

U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz e papritura në dasmë për këngëtaren irma libohova e papritura në dasmë për këngëtaren irma libohova

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Maj 2019, 18:02

Fundi i lajmit

TIRANË- Java që lamë na dhuroi emocione dhe show siç vetëm Shqipëria di të japë. Një nga arsyet pse shqiptarëve emigrantë iu mungon vendi ynë është ...